Një foto e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito, ku Luizi shfaqej me dorën mbi barkun e moderatores, mjaftoi që rrjeti të niste menjëherë aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Komentet nuk munguan, ndërsa lajmi mori vëmendje edhe në portalet rozë, duke ngritur pikëpyetjen nëse çifti po bëhej gati për një tjetër kapitull familjar.
Por duket se Kiara ka zgjedhur t’u përgjigjet këtyre aludimeve në mënyrën e saj; me humor.
Gjatë një improvizimi në skenën e “Verë dhe Portokalle”, një nga aktorët pyet moderatoret Kiara Tito dhe Nevina Shtylla nëse ndonjëra prej tyre është shtatzënë. Biseda vijon me batuta dhe të qeshura, ndërsa Kiara e mohon qartë se është në pritje të një fëmije.
Aktori: Njëra nga ju është shtatzënë. Kush mendoni se është?
Salsano: Ti Kiara? O i lumtë Luizit!
Kiara: Pse kaq shumë jam shëndoshur unë?
Salsano: Nuk je shtatzënë?
Kiara: Unë jo njëherë!
Aktori: Ti Nevina?
Nevina: Jo, jo as unë.
Aktori: I bie të jetë Salsano?
Kiara: Urimee! (qesh)
Kështu, mes humorit dhe të qeshurave, Kiara duket se i ka dhënë përgjigjen e saj aludimeve të ditëve të fundit: ajo dhe Luizi nuk janë në pritje të fëmijës së dytë.
Çifti, që prej kohësh është në qendër të vëmendjes së publikut, duket se këtë herë e ka marrë me sportivitet gjithë “hetimin” e rrjetit.
