Këngëtari Erik Lloshi ka bërë një denoncim publik mjaft të fortë, duke shprehur revoltën ndaj mënyrës se si disa media po e trajtojnë dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Shpat Kasapi.
Lloshi rrëfeu se pas një daljeje televizive ku nuk i mbajti dot lotët për humbjen e kolegut, u përball me komente tronditëse nga gazetarë dhe staf i produksionit.
Sipas tij, ata i kishin thënë: “Sa bukur qaje”, e madje i kishin propozuar të rikthehej sërish në studio specifikisht për të “qarë” në nder të të ndjerit.
I irrituar nga kjo qasje joprofesionale, këngëtari u shpreh se është e pabesueshme se si dhimbja e vërtetë e një humbjeje njerëzore tentohet të kthehet në spektakël për klikime.
Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në Itali dhe u varros pak ditë më parë në Tetovë.
