Melinda Ademi, pas publikimit të albumit të saj muzikor me titull “Bad Diva”, ka nisur pushimet në bregdet.
Këngëtarja ka ndarë disa momente nga relaksi i saj, duke treguar edhe atmosferën e këtyre ditëve.
Ajo ndodhet në pushime me të fejuarin e saj, ndërsa nga atje nuk kanë munguar fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Në një prej pozave të publikuara në Instastory, vëmendje ka marrë edhe ekspozimi i linjave të saj trupore, një element që shpesh e përfshin edhe në paraqitjet artistike.
Melinda vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe paraqitje publike, duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj profesionale dhe personale./kosovarja
