Melinda gati për debutimin e rëndësishëm

Pas një pritjeje të gjatë, Melinda Ademi ka zbuluar më në fund kopertinën zyrtare të albumit të saj të parë.

I titulluar “BAD DIVA”, ky projekt shënon një moment kulminant në karrierën e reperes, duke u konsideruar si albumi i saj debutues.

Fansat nuk do të presin gjatë, pasi artistja konfirmoi se albumi do të lansohet nesër, më datë 29 prill.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Melinda ka ndarë me ndjekësit emocionet e forta që kanë shoqëruar rrugëtimin e këtij albumi.

Ajo u shpreh se “BAD DIVA” është fryt i një pune titanike, plot dedikim dhe sakrifica.

Sipas saj, ky proces nuk ishte vetëm një sfidë profesionale për të rritur standardet e artit të saj, por edhe një sfidë personale që e ka ndihmuar të rritet si njeri.

Artistja nuk ka kursyer falënderimet për ekipin e saj, mbështetësit e zjarrtë dhe besimin në Zot, duke e cilësuar këtë moment si një bekim.

Ndonëse lista e plotë e këngëve ende nuk është bërë publike, Melinda ka premtuar se “bota e Bad Diva” do të jetë një udhëtim plot surpriza dhe energji, duke i lënë fansat në pritje për atë që do të dëgjojnë.

Përgatituni, pasi nesër më 29 prill, “BAD DIVA” do të jetë kudo në platformat muzikore, duke sjellë atë që pritet të jetë një nga projektet më të rëndësishme të vitit. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika