Web Analytics
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
6.5 C
Pristina

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë.

Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.

Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.

Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. në këtë poitë, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së.

Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.

Nga Rubrika