Mërgimja zbulon sfidat shëndetësore që e mbajtën larg rrjeteve sociale

Influencerja e njohur shqiptare, Mërgimja, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj arsyet e mungesës së saj të gjatë në rrjetet sociale, duke zbuluar sfidat e shumta që po përballet.

Ajo ka ndarë një mesazh të sinqertë përmes një postimi në InstaStory, ku shprehet se po kalon një periudhë të mbingarkuar në jetën e saj, e cila ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në rutinën e saj të përditshme.

Mërgimja ka theksuar se situata është bërë e ndërlikuar në disa aspekte të jetës së saj. “E thënë troç, aktualisht nuk është koha më e lehtë për mua. Ka shumë ngarkesë në aspektin profesional dhe privat…”, ka shkruar ajo, duke pranuar se ritmi i jetës së saj ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit.

Përveç stresit të zakonshëm, ajo ka zbuluar se po përballet me probleme shëndetësore, të cilat e kanë detyruar të bëjë një hap prapa. Mërgimja ka shprehur se “…edhe nga ana shëndetësore po më duhet të luftoj me tensionin tim të gjakut. Ndonjëherë çdo gjë thjesht duket pak si tepër.” Kjo situatë e ka çuar atë në pikën ku ka menduar seriozisht t’i japë fund karrierës së saj në rrjetet sociale.

Megjithatë, për të gjithë fansat e saj, ka një lajm të mirë: Mërgimja nuk planifikon të largohet nga ekrani i celularëve tanë. Ajo ka ndarë se një person i veçantë në jetën e saj e ka motivuar të vazhdojë, duke i kujtuar arsyen pse e nisi këtë rrugëtim të vështirë.

Në përfundim të mesazhit të saj, ajo ka bërë një premtim: “Prandaj nuk do të zhdukem, unë jam ende këtu dhe do të vazhdojmë së bashku”, duke falënderuar të gjithë përzemërsisht për durimin dhe mbështetje që i kanë ofruar gjatë kësaj periudhe të vështirë. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika