Pas disa javësh të mbushura me aludime, më në fund vjen konfirmimi: Jonida Vokshi do të jetë sërish prezantuese e “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit.
Lajmin e ka konfirmuar produksioni i këtij reality show përmes një promoje në Instagram.
Në videon e publikuar në faqen e “Big Brother VIP Kosova”, shihet Alaudini përballë Jonidës, duke konfirmuar kështu dyshen prezantuese.
Me këtë rikthim, pritet që Jonida dhe Alaudini të sjellin në ekran një dinamikë që është bërë tashmë pjesë e pandashme e suksesit të “Big Brother VIP Kosova”.