Web Analytics
E hënë, 17 Nëntor, 2025
16.3 C
Pristina

“Mezi pres”, Olsa jep lajmin e madh

Producentja e shumëpërfolur e “Big Brother Vip Kosova”, Olsa Muhameti, ka ndezur pritshmëritë e publikut me një postim të vonë mbrëmë, ku shfaqet së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti.

Me një buzëqeshje që tregon qartë emocionin, Olsa zbuloi se gjithçka është gati për sezonin e ri të spektaklit më të ndjekur në vend.

Në postimin e saj, ajo shkroi:

“E nisëm me ëmbëlsira e pije, për shtëpinë e re nga nesër do e gëzojnë banorët e BBVK 4. Mezi po pres ta nisim këtë eksperiencë. Me Zotin para.”

Fjalët e saj mjaftuan që rrjetet sociale të shpërthenin me komente dhe kureshtje rreth surprizave që do të sjellë këtë edicion.

Sipas Olsës, banorët do të hyjnë në një shtëpi krejt të re, e cila pritet të jetë më moderne dhe më dinamike se vitet e kaluara.

Ndërkohë, edhe këtë vit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë moderatorët kryesorë, një dyshe tashmë e dashur për publikun, që garanton energji, spontanitet dhe profesionalizëm.

Me këto detaje të para, BBVK4 duket se po vjen më i fuqishëm se kurrë, dhe fansat veçse kanë filluar numërimin mbrapsht për nisjen e spektaklit.

Nga Rubrika