Mihrije Braha ka vendosur të sjellë një ndryshim në pamjen e saj, duke u shfaqur me flokë kaçurrele që i kanë dhënë një stil krejtësisht ndryshe.
Këngëtarja publikoi pamjet në rrjetet sociale, ku nuk mungoi as reagimi i bashkëshortit të saj, Naim Abazit, me të cilin prej vitesh përbëjnë një nga çiftet më të dashura të estradës shqiptare.
I mahnitur nga look-u i ri i Mihrijes, Naimi nuk kurseu komplimentet, duke i thënë: “Po dukesh shumë bukur.”
Çifti vazhdon të dëshmojë se dashuria dhe mbështetja reciproke janë çelësi i marrëdhënies së tyre./kosovarja
