Sot shënohet një moment i veçantë për Vesa Vllasaliun dhe bashkëshortin e saj, futbollistin Mirlind Daku, pasi vajza e tyre e vogël, Miresa, mbush tetë muaj jetë.
Për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme, Vesa ka ndarë disa imazhe emocionuese në rrjetet sociale, ku e vogla shfaqet pranë një tullumbaceje festive me numrin tetë, simbolizues i kësaj periudhe të bukur.
Në fotot e publikuara, Miresa duket e veshur me një tutë të kuqe sportive, dhe në një nga momentet e kapura, ajo merr përkëdheljen e ngrohtë të të atit, duke reflektuar dashurinë e thellë familjare.

Çifti, të cilët janë bërë prindër për herë të parë, tani ndajnë me krenari momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre me Miresën, duke mos e fshehur më fytyrën e saj të bukur.
Kjo është një ndryshim i dukshëm nga muajt e parë pas lindjes, kur ata kishin vendosur të ishin më të rezervuar dhe të mbajnë të fshehtë portretin e vajzës së tyre.
Sot, gëzimi i tyre familjar është i hapur për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer me urime të shumta për këtë tetëmujor të veçantë.
