Armir Shahini, i njohur si Miri, ka hedhur akuza të rënda ndaj produksionit të Big Brother, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit të votimit dhe vendimeve që merren brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede me Juelën në oborr, Miri shprehu dyshimet e tij se Brikena ishte bërë lidere e javës përmes ndërhyrjes së produksionit, duke thënë se ajo nuk kishte votat e nevojshme për të fituar këtë pozicion.
“E di ti si është bërë Brikena lider? është bërë nga produksioni, se nuk i kishte votat”, tha Miri, duke sugjeruar se vendimet e tilla janë të manipuluara dhe se konkurentët nuk janë në kontroll të plotë mbi fatin e tyre.
Juela, e cila ishte dëshmitare e kësaj situate, konfirmoi fjalët e tij duke thënë: “E di. Erdhi produksioni duke pastruar shtëpinë. A nuk e mban mend erdhi produksioni pastroj shtëpinë o Brikena. Hera e parë që ndodhte”.
Kjo bisedë sugjeron se ndihma e produksionit ka qenë e dukshme dhe e paprecedent.
Përveç kësaj, pas kësaj bisedë, u dëgjuan vërejtje nga produksioni për të qenë të kujdesshëm me mikrofonët, duke treguar se situata ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe se çdo bisedë mund të ndikonte në dinamikën e shtëpisë.
Pas kësaj, Miri dhe Juela vazhduan me një bisedë tjetër, duke anashkaluar këtë temë, por tensioni i krijuar nga akuzat e tij mbeti i pranishëm. Kjo situatë tregon se tensionet dhe dyshimet janë të pranishme në çdo edicion të Big Brother.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që konkurrentët hedhin akuza ndaj produksionit. Historitë e ngjashme janë raportuar edhe në edicionet e kaluara, duke ngritur pyetje mbi integritetin e këtij formati televiziv dhe mënyrën se si ai menaxhon marrëdhëniet mes konkurrentëve.
