Vëmendja e rrjeteve sociale është zhvendosur papritur tek ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Miri.
Këtë herë, shkak nuk është ndonjë projekt muzikor, por një aksesor i spikatur në kyçin e dorës së tij, i cili ka mjaftuar për të ndezur një debat të gjerë mbi vlerën monetare që mbart.
Katalizatori i këtij diskutimi ka qenë moderatori Ronaldo Sharka. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka “trazuar ujërat” duke zmadhuar detajin e orës me rrip të gjelbër, e cila në pamje të parë ngjan me dizajnet e famshme të markës ultra-luksoze “Richard Mille”.
Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndom në raste të tilla, në rrjet qarkullon fort edhe hipoteza se aksesori mund të jetë thjesht një imitim dhe jo origjinali.
Për ta bërë situatën edhe më interesante, Sharka ka lëshuar një koment ngacmues, duke ironizuar motivin e vërtetë të Mirit për të garuar në formatin televiziv nëse ai vërtet mban një pasuri të tillë në dorë.
“Miri Miri, dhe vetëm Richard Mille! Këngëtari dhe njëherazi finalisti i BBV5, është shfaqur mbrëmjen e djeshme me një orë në orë të markës Richard Mille.
Nëse është vërtet Richard Mille origjinale, çmimi mund të jetë absurdisht i lartë — zakonisht nga rreth 80 mijë euro deri në 500 mijë euro, varësisht modelit.
Disa limited edition shkojnë edhe mbi 1 milion $. Richard Mille origjinale janë shumë të rralla dhe zakonisht i mbajnë super milionerë, sportistë elitarë, artistë botërorë etj. Nëse Miri e ka vërtetë orën origjinale, ai nuk paska konkurruar për çmimin e madh i bie por për hobi.”
