Mirlind Daku zbulon bishën e tij të re: Një Porsche 911 GT3 me 510 kuaj fuqi

Mirlind Daku, sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, ka bërë një zgjedhje të guximshme duke investuar në një makinë që i përshtatet stilit të tij të jetesës luksoze.

Fotot e fundit e tregojnë atë pranë Porsche 911 GT3 të tij të ri, model 2026, një makinë që përfaqëson fuqinë dhe performancën në nivelin më të lartë.

Ky model i veçantë GT3 është i pajisur me një motor 4.0 litra me gjashtë cilindra, që prodhon një impresionant 510 kuaj fuqi. Me një transmision automatik, ai arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.4 sekonda, duke e bërë atë një nga makinat më të shpejta në treg.

Me një shpejtësi maksimale që arrin deri në 311 km/h, ky Porsche është i dizajnuar për ata që kërkojnë adrenalinë dhe emocion në çdo udhëtim.

Konfigurimi i tij përfshin ulëset sportive “bucket”, paketën Sport Chrono, dritat Matrix LED, si dhe drejtimin e boshtit të pasmë, duke e bërë atë një makinë të vërtetë për pasionantët e shpejtësisë.

Por, sa kushton një makinë e tillë? Porsche e liston 911 GT3 në Gjermani me një çmim bazë prej 211,200 eurosh, përfshirë TVSH-në, pa llogaritur opsionet e tjera që mund të shtohen.

Duke marrë parasysh konfigurimin e veçantë të këtij modeli dhe faktin se është pothuajse i ri, vlera e tij mund të arrijë nga 230 deri në 260 mijë euro. Megjithatë, çmimi konkret që Daku ka paguar ende nuk është bërë publik.

Kjo zgjedhje e guximshme e Dakut tregon se ai nuk ka kursyer aspak për këtë makinë, një simbol i suksesit dhe stilit të tij të jetesës luksoze.. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika