Futbollisti i njohur, Mirlind Daku, ka bërë një hap të veçantë duke ndarë me ndjekësit e tij një moment të paharrueshëm.
Për herë të parë, ai ka publikuar portretin e vajzës së tij të vogël, Miresa, duke sjellë një emocion të veçantë për të gjithë ata që e ndjekin.
Fotografia e shpërndarë në profilin e tij tregon Mirlindin duke pozuar pranë vogëlushes, e cila duket mjaft e ëmbël me një peshqir mbi kokë. Ky postim ka marrë menjëherë një mori pëlqimesh dhe komentesh të ngrohta nga ndjekësit e tij.
Është e rëndësishme të theksohet se Mirlindi dhe bashkëshortja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që atëherë, ata kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët, duke e shijuar këtë periudhë të re të jetës së tyre në privatësi.
Familja e re ka shfrytëzuar ditët e ngrohta për të kaluar çaste të bukura së bashku, veçanërisht pas përfundimit të pushimeve të tyre. Pikërisht nga ato ditë relaksi, Mirlindi vendosi të ndajë kujtimet më të ëmbla dhe të prezantojë publikisht për herë të parë imazhin e vajzës që ka sjellë kaq shumë gëzim në jetën e tij.
