Këngëtarja e njohur Mirsa Kërçeli, e famshme për hitin “Djaloshi im”, është rikthyer pas një pauze të gjatë në muzikë.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur të performojë edhe në dasma e ahengje familjare, duke treguar një anë më të afërt me publikun.
Prej vitesh jeton jashtë Kosovës, por tash Mirsa shfaqet si një zonjë elegante, larg imazhit të vajzës çapkëne të dikurshme.
Fansat janë të entuziazmuar për rikthimin e saj në skenë.