Albana Osmani ka zbuluar detaje interesante rreth marrëdhënies së saj me Arbana Osmanin, duke theksuar se, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite së bashku në televizion, mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë një miqësi e vërtetë.
Gjatë një interviste në emisionin “Se Luan Topi”, moderatorja u pyet për ngjashmërinë e emrave të tyre dhe për faktin se publiku shpesh i ngatërronte. Ajo e shpjegoi këtë situatë duke thënë se diferenca është vetëm një germë, por fizikisht ato janë të ndryshme.
“Është thjesht një germë që na bën diferencën në emër. Por jemi fizikisht të ndryshme. Kurse rrugëtimi kemi pasur ngjashmëri në formatet që kemi prekur. Ndoshta kjo i bënte njerëzit më lëmsh”, tha moderatorja.
Kur u pyet nëse Arbana bënte pjesë në grupin e njerëzve me të cilët kishte miqësi, Albana e sqaroi qartë situatën: “Unë nuk kam pasur asnjëherë miqësi, thjesht kolege dhe ‘Ciao bella’. Kaq.”
Gjatë bisedës, moderatorja përmendi një audicion për “Portokalli”, ku në fund ishte përzgjedhur Amarda Toska. Ajo theksoi se nuk është ndjerë e mërzitur kur ka konkurruar për një program dhe është zgjedhur një tjetër person, por pranoi se ndonjëherë e ka konsideruar veten më të përshtatshme.
“Unë asnjëherë nuk jam mërzitur në rastet kur jam provuar për një program, por është zgjedhur dikush tjetër. Edhe në ato raste, jam ndjerë se isha realisht më e mirë. Më falni për mungesën e modestisë”, u shpreh ajo.
Albana, me një qasje të hapur dhe të sinqertë, e ka bërë të qartë se marrëdhënia e saj me Arbana Osmanin është ndërtuar mbi një bazë profesionale dhe se asnjëherë nuk ka kaluar në një nivel më të thellë. Kjo e bën historinë e tyre edhe më intriguese për publikun.
Me këtë deklaratë, ajo ka hapur një diskutim të ri rreth marrëdhënieve në botën e televizionit, ku rivaliteti dhe konkurrenca shpesh e ndërlikojnë dinamikën mes kolegëve. Ajo që mbetet për t’u parë është se si do të evoluojnë këto marrëdhënie në të ardhmen.