Një moment kritik ka ndodhur ditën e djeshme për Alketa Vejsiun, si edhe këngëtarët Robert Berisha e Ermal Fejzullahu.
Me anë të një video të Instastory, moderatorja bëri të ditur se janë bllokuar 45 minuta në ashensor, transmeton Indeksonline.
Aty shihen prezentë edhe disa persona të tjerë që mendohet se janë të ekipit të tyre.
“45 minuta te bllokuar ne ashensor”, ka shkruar sipër videos ku shihen duke u flladitur me një gazetë.
Më poshtë keni pamjet./Indeksonline/