Edi kupton të vërtetën çka tha Dolce për të në Grande Fratello
Edi dhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmë kanë dëgjuar deklaratat që Dolce bëri në Grande Fratello, ku tha se nuk ka pëlqim për askënd.
Pasi pa klipin, Edi dhe Dolce diskutuan për ndjenjat me njëri-tjetrin.
Edi e pyeti Dolcen: “Prej që je kthy nga Grande Fratello, e kam parë një farë ftohësie, edhe pyetja është cila është arsyeja që e ke bë këtë veprim që je distancu”.
Ndërkaq, Dolce i tha Edit se mendon se ky është larguar nga ajo.
Pas kësaj sy më sy, Edi dhe Dolce janë përfshirë në një debat të zjarrtë, ku Dolce shpjegon deklaratën e saj, ajo tha se ekziston dallim mes njohjes dhe një lidhjeje dashurie.
Nga ana tjetër, Edi vazhdon ta pyesë për distancën që, sipas tij, ajo ka treguar ndaj tij pas kthimit nga “Grande Fratello”, duke i kërkuar sqarime.
Pas diskutimit, Edi dhe Dolce vendosën që t’i japin fund raportit të tyre, që ata e kanë quajtur njohje./Klankosova