Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 5, Monika Kryemadhi, ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendje lidhur me raportet e saj me ish-banorët e spektaklit, duke ndalur veçanërisht te çifti i krijuar brenda shtëpisë, Brikena dhe Mateo.
E ftuar në emisionin “She’s On Top”, Monika foli për marrëdhëniet që ka ruajtur me banorët pas përfundimit të formatit, ndërsa komentet e saj për Brikenën dhe Mateon ngjallën interes të madh tek publiku.
Ajo tregoi se ka pasur rastin të takohet me Brikenën pas daljes nga shtëpia e famshme dhe nuk e fshehu vlerësimin që ka për të.
Sipas Monikës, Brikena ka përballuar një kosto personale për shkak të lidhjes së saj me Mateon, megjithëse nuk dha më shumë detaje mbi atë që nënkuptonte me këtë deklaratë.
“Brikena më pëlqen. Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena. Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon. Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë”, u shpreh ajo.
Deklarata ka nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të spekulojnë mbi situatën aktuale të çiftit dhe sfidat që ata mund të kenë hasur pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë intervistës, Monika foli edhe për raportet me ish-banorët e tjerë të BBVIP. Ajo tregoi se vazhdon të mbajë kontakte me Rogertin dhe Gretën përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Rogerti është krejtësisht ndryshe nga imazhi që publiku pa gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Sipas saj, ai kishte zgjedhur të shfaqte një anë më të ashpër të karakterit për të përballuar dinamikat e lojës dhe për të mbijetuar në garë.
Monika zbuloi gjithashtu se ka ruajtur komunikim edhe me Selin, ndërsa së fundmi është takuar me Gretën dhe Onon, duke shprehur përshtypjet pozitive për ndryshimin dhe paraqitjen e tyre pas përfundimit të reality show-t.