Monika Kryemadhi ka ndarë mendimet e saj mbi finalistët e këtij edicioni të Big Brother, duke theksuar se do të dëshironte që fitues të shpallej Miri, ndërsa nuk ka kursyer vlerësimet edhe për Selin.
Në një intervistë të fundit, Kryemadhi u shpreh se ka qenë e ndarë mes dy konkurrentëve, por në fund mbështetja e saj ka qenë për Mirin.
Ajo tregoi se në fillim kishte qenë kritike ndaj tij, por më pas ndryshoi mendim, duke e parë lojën e tij si strategjike.
“Kam pasur momente që Mirit i kam rënë.
Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas u kuptua që ishte strategji dhe ai po luante lojën e tij. Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin”, tha ajo.
Megjithatë, Kryemadhi rezervoi fjalë shumë të forta për Selin, duke e vlerësuar për forcën dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë spektaklit.
“Të isha në politikë, atë zonjë do e bëja ministre direkte. Selin ka përballuar një luftë dhe sulme të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo, duke shtuar se pas përfundimit të spektaklit, Selin i është dukur më e brishtë jashtë shtëpisë.
Ajo theksoi se, edhe pse dëshironte fitoren e Mirit, çdo konkurrent e sheh fitoren në këndvështrimin e vet.
Ndërsa për Brikenën, Kryemadhi tha se i erdhi keq që nuk arriti në finale.
Në të njëjtën intervistë, Kryemadhi u ndal edhe te jeta e saj personale, duke folur për marrëdhënien shumëvjeçare me Ilir Metën.
Ajo e cilësoi këtë periudhë si më të bukurën e jetës së saj, pavarësisht sfidave.
“Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën. Kanë qenë shumë të bukura. Kemi kaluar sfida dhe beteja, disa i fituam, disa i humbëm.
Kjo që jam sot, jam edhe për shkak të bashkëjetesës me të”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi gjithashtu se marrëdhënia e tyre ka qenë e bazuar në liri dhe mirëkuptim, duke theksuar se Meta ka qenë gjithmonë tolerant ndaj saj.
