Monika Lubonja apelon për ruajtjen e monumenteve historike: Simbolet që na bashkojnë

Me një postim të fuqishëm në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka bërë thirrje për ruajtjen e monumenteve historike, duke theksuar rëndësinë e respektit për simbolet kombëtare në prag të festave të Nëntorit.

Ajo shprehu shqetësimin e saj për pamjet që, sipas saj, janë të dhimbshme dhe që cënojnë historinë tonë. Lubonja nënvizon se monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut janë trashëgimi e rëndësishme që përfaqëson rrugëtimin e Shqipërisë drejt lirisë dhe duhet të trajtohen me nderim dhe krenari.

Aktori i njohur i drejtohet protestuesve, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e shenjtë dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Megjithatë, ajo bën thirrje që pakënaqësitë të mos shprehen duke cenuar monumentet historike, të cilat janë simbole të kombit dhe jo të një pushteti të caktuar.

“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë,” thekson ajo, duke e bërë të qartë se respekti për figurat historike nuk varet nga gabimet e tyre, por nga kontributi i tyre në historinë kombëtare.

Lubonja kujton se, pavarësisht bindjeve të ndryshme, respekti për historinë duhet të mbetet një vlerë e përbashkët që bashkon shqiptarët. Ajo thekson se nderimi i historisë është një detyrë për të gjithë ne.

Në përfundim, aktorja thekson se nderimi i historisë nuk bëhet vetëm përmes festave, por edhe përmes kujdesit ndaj trashëgimisë që u lëmi brezave të ardhshëm. Kjo është një përgjegjësi që na takon të gjithëve.

Ky reagim vjen pas një skandali të fundit që përfshiu Monika Lubonjën, kur disa video intime me kompozitorin Adi Hilën u publikuan, duke shkaktuar reagime të shumta në media dhe në publik.

Nga Rubrika