Monika Lubonja reagon me forcë pas skandalit të videove intime

Monika Lubonja ka thyer heshtjen e saj pas publikimit të videove intime me Adrian Hilën, duke shprehur një dhimbje të thellë dhe një vendosmëri për të mbrojtur dinjitetin e saj.

Aktorja ka bërë të ditur se nuk kishte dijeni për filmimin dhe shpërndarjen e materialeve intime, duke theksuar se nuk kishte dhënë asnjë pëlqim për këtë veprim. Ajo e konsideron këtë një shkelje të rëndë të privatësisë së saj.

“Unë i drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje, e cila ka përjetuar tradhti dhe shkelje të besimit. Kam besuar dhe kam dashur, por tani ndjehem e tradhtuar”, shprehet ajo në një postim të saj në rrjetet sociale.

Lubonja kërkon që mediave t’u bëhet thirrje për të respektuar privatësinë e saj dhe për të ndaluar publikimin e materialeve që e përfshijnë atë. Ajo thekson se dhimbja e saj nuk duhet të shndërrohet në argëtim për të tjerët.

“Dinjiteti i një njeriu ndërtohet me vite dhe nuk mund të shkatërrohet nga veprimet e dikujt që e kam besuar. Kërkoj që të ndalet kjo baltosje në emër të një morali kolektiv”, vazhdon ajo.

Monika Lubonja gjithashtu njofton se i është drejtuar drejtësisë për të ndjekur këtë çështje deri në fund, duke shprehur besimin se e vërteta do të dalë në sipërfaqe.

“Nuk kam turp për dashurinë që kam ndjerë, por më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje. Do ta ndjek ligjërisht këtë çështje dhe jam e sigurt se e vërteta do flasë”, shton ajo.

“Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemrën me urrejtje. Besoj se Ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, përfundon aktorja në reagimin e saj emocional.

Nga Rubrika