Morena Taraku ia gëzon zemrën babait, kjo është dhurata që ia bëri

Morena Taraku këto ditë ka marrë pranë vetes babain e saj në Turqi, ku ajo jeton prej vitesh. Regjisori Selami Taraku, babai i këngëtares, është parë duke shijuar kohën e pushimit pranë së bijës.

Ky udhëtim duket se ka qenë një dhuratë e veçantë nga Morena për babain e saj.

Ajo ka ndarë momente nga qëndrimi i tyre së bashku, duke treguar afërsinë që kanë me njëri-tjetrin.

Morena, e njohur më herët edhe si modele dhe ish-miss, vazhdon të jetë aktive në jetën publike dhe në rrjetet sociale./kosovarja

Nga Rubrika