‘Mos i rrej njerëzit se gjynah’, Butrinti përgjigjet për sfidën 100,000 euro

Butrinti Imeri, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka nisur një garë emocionuese që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke ofruar një çmim të jashtëzakonshëm prej 100,000 eurosh për fituesin.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta, me disa që shprehin dyshime mbi autenticitetin e kësaj sfide.

Disa prej tyre e shohin këtë iniciativë si një strategji marketingu, duke e vlerësuar me skepticizëm mundësinë e një shpërblimi të tillë.

Megjithatë, Butrinti ka vendosur të mos hesht ndaj kritikave dhe dyshimeve. Një ndjekës i tij e ka akuzuar atë se po mashtrojnë njerëzit me këtë ofertë, duke shkruar: “Mos i rrej njerëzit për 100k se gjynah”.

Reagimi i këngëtarit ka qenë i menjëhershëm dhe i qartë. Ai ka theksuar se çdo dyshim do të zgjidhet shumë shpejt, duke e bërë të qartë se ai është i përkushtuar për të realizuar këtë garë.

Butrinti ka replikuar me një mesazh të fortë:

“Ti ndoshta ke besuar në bajat e fëmijërisë, por do të shohësh se çdo gjë do të bëhet e qartë më 3 Korrik.”

Me këtë përgjigje, ai ka shuar zërat kritikë dhe ka njoftuar se data e rëndësishme për shpalljen e fituesit është 3 Korriku, një moment që pritet me padurim nga të gjithë ndjekësit e tij.

Ndërkohë, emocionet rreth kësaj gare po rriten, dhe të gjithë presin me interes të madh për të zbuluar se kush do të jetë personi me fat që do të fitojë shumën e madhe prej 100,000 eurosh!

Nga Rubrika