Web Analytics
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
6.5 C
Pristina

“Mos më telefono më”, Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme më Romeo Veshajn: Më ra bomba

Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Teksa foli për ngjashmërinë e tij me vëllanë binjak, Romeon, Bora tregoi edhe një situatë komike kur nuk e ka dalluar zërin e tij në telefon.

“Kam marrë në telefon Donaldin, i cili kishte harruar telefonin diku.

Më hap telefonin Romeo.

Unë flas normalisht ku je, më tha çfarë të duhet ty ku jam.

Je mirë i thash. Ik moj tha mos më merr mua në telefon.

Më ra bomba, nuk e imitoj dot.

E mora sërish në telefon, isha gati për një sherr të madh, ai qeshte nga ana tjetër”-tregoi Bora.

Nga Rubrika