Web Analytics
E hënë, 5 Qershor, 2023

Mot jo stabil këtë javë – vranësira e reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë e ardhshme, ku pritet të ketë mot jostabil.

Ky është parashikimi i motit:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (8-12.maj, 2023)!

Mot i ndryshueshëm

Dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.

Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të premten- Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
999NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu