E diel, 6 Tetor, 2024
12.7 C
Pristina

Moti gjatë kësaj jave, priten rrufe e shtrëngata

Mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore parashikohet deri kah mesi i javës, teksa të enjten dhe të premten parashihen vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshjet e shiut do të jenë në formë shtrëngate.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Ditën e mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/ metër për sekondë.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 19 – 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Nga Rubrika