E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Kejsi, motra e Mateos, ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën.
Ajo u ndal specifikisht te periudha e ndarjes së tyre dhe ribashkimi i pritshëm, duke treguar se si ndikoi kjo situatë tek ata.
E pyetur se si e përjetuan ata distancën nga njëri-tjetri, Kejsi pranoi hapur se ndarja kishte pasur ndikimin e vet tek të dy.
Ajo shpjegoi se kur jeton për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi, nuk është aspak e lehtë të mësohesh apo të normalizohesh me ndarjen.
Më tej, Kejsi i cilësoi të dy, si Mateon ashtu edhe Brikenën, si personazhe mjaft “kokëfortë”.
Gjatë intervistës, kur u pyet se çfarë këshille i ka dhënë të vëllait për të kaluar këtë krizë apo për menaxhimin e marrëdhënies me Brikenën, Kejsi tregoi se ka preferuar të qëndrojë neutrale.
Ajo u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, duke qenë se në çështjet dhe temat e zemrës preferon që gjithmonë të mos ndërhyjë.