Web Analytics
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
10 C
Pristina

“Motra, s’më ktheve përgjigje…”/ Publikohen mesazhet e fundit me Shpat Kasapin

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur thellë kolegët e tij, mes të cilëve edhe këngëtaren e njohur Poni, e cila ka ndarë me publikun kujtime të vjetra dhe komunikimin e fundit me artistin.

Përmes një postimi në “Instastory”, Poni ka shprehur dhimbjen për mikun e saj, duke kujtuar kohën e artë të karrierës së tij.

“Lajm i pabesueshem dhe shume i trishte… Turneun ne 2007 ne Usa ku kenduam se bashku ne 5 shtete, ishe ne kulmin e karrieres, behej nami ne back stage vetem per te bere nje foto me ty publiku,” shkruan ajo, duke e cilësuar Shpatin si “djalin me zemren e bardhe”.

Përveç fjalëve të ndjera, këngëtarja ka publikuar edhe një “screenshot” të bisedës së tyre të fundit në WhatsApp, duke treguar raportin e afërt vëlla-motër që kishin.

Në mesazhet e shkëmbyera, Shpati i shkruante: “motra… si je… a e pe… se sme ktheve pergj”.

Ndërsa Poni i ishte përgjigjur me dashamirësi: “Shpati si je… Vllacko… Stockholm”.

Ky detaj intim tregon komunikimin e vazhdueshëm dhe miqësor që kishin ruajtur ndër vite, duke e bërë humbjen edhe më të rëndë për rrethin e tij shoqëror.

Nga Rubrika