Web Analytics
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
6.8 C
Pristina

Motra zbulon amanetin e Shpat Kasapit në ceremoninë mortore: Do e kryej unë!

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi.

Mes dhimbjes së papërshkrueshme, motra e tij, Jehona, ka mbajtur një fjalim që ka përlotur të gjithë sallën.

Ajo e përshkroi të vëllain si një njeri me zemër të madhe, i cili e kishte buzëqeshjen sinonim të tij.

“Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim… Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndjeje hallet nga empatia jote e madhe.

Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë,” u shpreh ajo mes lotësh.

Por momenti më i fortë ishte zotimi i saj publik ndaj nipit të vogël, Roelit.

Jehona theksoi me vendosmëri se amanetin e Shpatit për djalin e tij do ta kryejë ajo.

Nga Rubrika