Web Analytics
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
10.3 C
Pristina

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Ku janë 600 milionë eurot e BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?

Pas Kosova nuk është pjesë e SEPA-së, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kishte reaguar duke thënë se “kjo është për shkak se ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

E në lidhje me këtë ka reaguar Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke e pyetur Muratin se ku kanë mbetur 600 milionë euro.

“A mundet me pyet dikush Hekuran Muratin ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?! Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen”, ka shkruar ai.

Tutje Mustafa ka ironizuar duke thënë se: “Ministrit të qeverisë që e ka vendosë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe që në çdo hap e ka shkelë Kushtetutën, i paska ra në mend me pyet Uran Ismajlin për disa ligje në Gjykatën Kushtetuese. Urani është oferta më e mirë që e ka pasë ndonjëherë Prishtina dhe, pa dyshim, edhe Kryetari i ardhshëm i saj”. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika