Ndarja e papritur: Mentor Miftari ndan ndjenjat për Miranda Hashanin

Një lajm i papritur ka tronditur fansat e dy artistëve të njohur, Mentor Miftari dhe Miranda Hashani.

Mentori ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale, ku njofton për ndarjen nga Miranda, duke lënë pas një histori të gjatë dashurie dhe dy fëmijë.

Çifti, i njohur për lidhjen e tyre të fortë, duket se ka vendosur të ndajnë rrugët pas një periudhe të gjatë së bashku, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e tyre.

Postimi i Miftarit përmban një reflektim të thellë mbi ndarjen, ku ai shpreh ndjenjat e tij, por pa zbuluar arsyet e vërteta që çuan në këtë vendim të vështirë.

‘Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tënde, madje as ata të cilëve u ke dhënë një vend të veçantë në zemrën tënde,’ shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e pranimit të realitetit.

Në vazhdim, ai shprehet se ecja përpara nuk do të thotë të harrosh të kaluarën, por të pranosh historinë tënde dhe të ndërtosh një të ardhme më të mirë.

‘Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndam,’ përfundon ai postimin, duke lënë të kuptohet se ndarja ka qenë një vendim i vështirë, por i nevojshëm.

Miranda Hashani ende nuk ka reaguar publikisht për këtë ndarje, duke lënë fansat të spekulojnë mbi situatën.

Nga Rubrika