Web Analytics
E enjte, 1 Janar, 2026
0.7 C
Pristina

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Basha.

Basha ka shtuar se gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë.

“Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës.Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim.U prehtë në paqe”, u shpreh Basha.

Daci ishte gjithashtu themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka mbajtur një rol të rëndësishëm në politikën kosovare edhe pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentar.

Aktiviteti i tij politik ka lënë gjurmë në zhvillimin institucional dhe parlamentar të vendit.

Nga Rubrika