Ajo që dukej e vështirë për shkak të rrethanave sapo ka ndodhur!
Dyshja më e komentuar e momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe i janë dorëzuar ndjenjave duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit, dyshja shihet gjatë festës së organizuar mbrëmjen e djeshme në oborrin e fermës.
Të veshur në stilin “country” dhe teksa kërcenin të përqafuar nën ritmet e muzikës, ata janë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë një puthje mjaft pasionante, duke konfirmuar kështu romancën e tyre.
Ky moment vjen si një kthesë e madhe dhe e papritur, sidomos pas rrëfimit të Vanesës vetëm pak ditë më parë në dhomën e “Agait”.
Kujtojmë se ajo pranoi mes lotësh afrimitetin me Indrin dhe i kërkoi ndjesë publike partnerit të saj që ndodhej jashtë formatit, duke u shprehur se ndihej e rënduar psikologjikisht.
Megjithatë, kjo puthje dëshmon se tërheqja mes tyre ka qenë më e fortë se dilemat.
Tashmë, me këtë hap të guximshëm, Vanesa duket se ka bërë zgjedhjen e saj përfundimtare, duke nisur zyrtarisht një lidhje të re brenda shtëpisë.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin dinamikat tani e tutje dhe si do ta presin banorët e tjerë këtë çift të ri!
; window.ANConfig.placements.push({ adUnitId: '300x250-5', propertyId: '105075', placementId: '845501', data: { }, onLoad: function (adUnitId) { console.log('1', adUnitId); }, onFail: function (adUnitId) { console.log('0', adUnitId); //fallback code }, }); (function () { if (!document.getElementById('ap-js')) { var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/D/g,''); var apjs = document.createElement("script"); apjs.type = "text/javascript"; apjs.async = true; apjs.setAttribute('id', 'ap-js'); apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver; document.head.append(apjs); } })();