Web Analytics
E martë, 13 Janar, 2026
1 C
Pristina

Ndodh edhe kjo! Pas vdekjes së Shpatit, Selvija dhe Aferdita bëjnë veprimin e papritur (FOTO)

Pas ndarjes së dhimbshme nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, vëmendja e publikut ka qenë e madhe jo vetëm ndaj trashëgimisë së tij artistike, por edhe ndaj veprimeve simbolike të njerëzve më të afërt të tij.

Së fundmi, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale ka prekur ndjekësit: bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, dhe ish-e fejuara e tij, modelja e njohur Afërdita Dreshaj, kanë nisur të ndjekin njëra-tjetrën në platformën Instagram, shkruan InfoKosova.

Ky veprim i thjeshtë në dukje është interpretuar nga shumëkush si një hap i rëndësishëm respekti, pjekurie dhe solidariteti, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm emocional.

Në vend të ndarjeve apo polemikave, ky gjest po shihet si një shenjë paqeje dhe mirëkuptimi mes dy grave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës së artistit të ndjerë.

Megjithëse as Selvije Jao dhe as Afërdita Dreshaj nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë veprim, ndjekësit në rrjete sociale e kanë përshëndetur këtë hap, duke e konsideruar si një mesazh të fortë human dhe fisnik.

Në kohë kur rrjetet sociale shpesh shërbejnë si arenë konfliktesh, ky veprim i tyre po dëshmon se respekti dhe empatia mund të mbizotërojnë edhe pas humbjeve më të mëdha, duke lënë një shembull pozitiv për publikun./InfoKosova/

Nga Rubrika