Web Analytics

Ndryshon moti, nga pasditja ulje temperaturash e pluhur saharian

Botuar nga: InfoKosova

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Meqenëse ky sistem me vranësira vjen nga Afrika Veriore, do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Po ashtu, dukshmëria horizontale dhe vertikale do të jetë disi më e kufizuar dhe më e turbullt si pasojë e fenomenit në fjalë.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25 gradë.

Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!. /Telegrafi/

Të FUNDIT