E martë, 11 Mars, 2025
13.7 C
Pristina

Në ditët e fundit të verës, mot me diell dhe vranësira

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.

Në këtë ditë të fundit të stinës së verës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika