Këngëtarja e mirënjohur Gresa Behluli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “100 vjet bashkë”.
Kjo këngë vjen si një dedikim i ndierë dhe plot dashuri për të gjitha çiftet që kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Ajo që e bën krejtësisht unik këtë projekt është videoklipi, i cili përmban pamje nga dasma e motrës së saj, Agnesës.
Pikërisht me këtë këngë, të kënduar live nga Gresa, çifti i ri ka bërë hyrjen e tyre në sallën e dasmës, duke dhuruar momente mjaft emocionuese për të pranishmit.
Përveç pamjeve të bukura të motrës, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është vetë Gresa.
Si rrallëherë, këngëtarja është shfaqur krah bashkëshortit të saj në klip. Në videon e realizuar nga Norik Uka, çifti shihet duke vallëzuar së bashku.
Kënga, e cila mban vulën e vetë Gresës dhe Besianës për tekstin dhe muzikën, është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube nën menaxhimin e Fole Publishing dhe ka filluar menjëherë të pëlqehet.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu