Web Analytics

Në klube po e këndojnë “Mora fjalë”, Skivi i drejtohet Shkurte Fejzës: A po të paguajnë ndonjë gjë?

Botuar nga: InfoKosova

Rap-artisti shqiptar, Visar Shala – Skivi, viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, Ai ka lënë më anash koncertet, ndërkohë që këtë herë ka bërë një deklaratë në drejtim të artistëve shqiptarë.

Pasi është parë që thuajse në çdo mbrëmje është duke u kënduar hiti i Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, ai theksoi që kjo duhet të ndalohet,  i njëjti në një postim tjetër ka etiketuar këngëtaren duke e pyetur nëse janë duke e paguar.

“Peticion që të mos këndohet kënga ‘Mora Fjalë’”, tha ai në njërin nga shkrimet që ka shpërndarë në InstaStory.

“Shkurte Fejza a janë duke ju paguar ndonjë gjë apo hiq? Motive kombëtare nëpër klube”, vazhdoi tutje Visar Shala (emri i vërtetë), reagimi i Skivit u bë pasi në një koncert shihej duke u interpretuar “Mora Fjalë” nga Butrint Imeri.

Të FUNDIT