Web Analytics

‘Çmenden’ ndjekësit, e besoni dot kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

Botuar nga: InfoKosova

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”.

Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. S

Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë.

Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

Sa i përket Liami Osmanit, ai ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar.

Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

Të FUNDIT