Web Analytics
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
7.2 C
Pristina

“Në sytë e tu shoh botën…”/ POEZIA e Mateos dedikuar Brikenës, përkthehet në shqip!

Një surprizë emocionuese dhe e papritur ndodhi në Prime-n e së martës në “Big Brother VIP 5”, kur Mateo i dedikoi një poezi të veçantë Brikenës.

Ky moment i veçantë u shndërrua në një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve dhe shikuesve.

Poezia, e cila ishte shkruar në italisht, shprehte ndjenja të thella dhe emocione të sinqerta, duke e bërë Brikenën të ndjehej e veçantë.

Mateo filloi poezinë me një reflektim mbi ndjenjat e tij, duke e përshkruar si një lojë që gradualisht u shndërrua në diçka më serioze. Ai e pranoi se ishte e vështirë të shprehte ndjenjat e tij, por gjithsesi e ndjeu nevojën për ta bërë këtë hap të rëndësishëm.

“Filloi gjithçka si të ishte lojë, Fillova të afrohem pak nga pak, Edhe për mua është e vështirë,

Nuk e di, a e di? Po duhet të dish diçka, S’të kam thënë kurrë gënjeshtra

Nuk e di çfarë ndjen, Sepse nuk jam në kokën tënde, Po di që kur të shoh në sy, Më ikën mendja fare.

Edhe pse heshtjet e tua thonë shumë, Di që në sytë e tu shoh botën. Nuk e di në më do, Ndoshta s’do ta di kurrë, Po nuk kam frikë të shprehem, Edhe pse për dashurinë, që nuk përjetova kurrë, do të shkruaj”, ishte poezia e Mateos.

“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.

Nga Rubrika