Web Analytics
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
9.4 C
Pristina

Neda Balluku shfaqet me një mesazh të fortë për Ogrenin pas ndarjes së tyre!: “Ti çfarë burri je?”

Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, autorja dhe ish-konkurrentja e Big Brother, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen e publikut me një mesazh të fortë, i cili po interpretohet gjerësisht si një reagim i heshtur ndaj gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre gjatë kësaj periudhe.

Teksti i shfaqur në ekran ne foton qe ajo ka publikuar në Instagram dhe më pas e ka fshirë, ishin rreshtat: “Se çfarë është një burrë i vërtetë e di çdo grua.

Ti çfarë burri je?”.

Kjo duduket si një përgjigje pas akuzave që ish-bashkëshorti i bëri dhe vjen në një kohë kur marrëdhënia mes dy ish-partnerëve ka kaluar nga kriza familjare në një përplasje të hapur ligjore.

Sipas raportimeve në media, pas divorcit, Ogren Balluku ka depozituar në gjykatë një kërkesë për urdhër-mbrojtje ndaj Nedës, duke pretenduar ushtrim dhune verbale dhe psikologjike, si dhe sjellje të papërshtatshme gjatë konflikteve mes tyre.

Pretendimet e tij lidhen me disa episode tensioni që sipas tij, kanë ndodhur pas ndarjes dhe në prani të fëmijëve.

Ndërkohë, çështja vijon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë, ndërsa historia e tyre mbetet një nga më të komentuarat në median rozë.

Nga Rubrika