Nëna e kall me def, Ylli nxjerr prapaskenat e festës me shokët dhe nënën e tij

Këngëtari i njohur Yll Limani, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.

Ai ka arritur të mbledhë mijëra fansa duke mbajtur plot dy koncerte të shitura totalisht në Oberhausen të Gjermanisë.

Ky triumf muzikor ka qenë një arsye më shumë për të organizuar një festë të paharrueshme pas përfundimit të performancave energjike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në TikTok, Ylli ka ndarë me ndjekësit një video të mbushur me alegri nga prapaskenat.

Ai shihet duke u argëtuar në maksimum me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Ajo që e ka bërë këtë festë edhe më të veçantë ka qenë atmosfera e ngrohtë dhe thellësisht tradicionale.

Në pamjet e festës, nëna e këngëtarit i është bashkuar gëzimit duke luajtur me def, duke i dhënë një rritëm të bukur e familjar ambientit.

Krahas saj, Ylli së bashku me shokët e tij të ngushtë ia kanë marrë me zë të lartë këngës së njohur “Kqyrni shoqe qa ka rritur nana”, duke e kthyer dhomën në një festë të vërtetë shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika