Nëna e Leartes i fton për mëngjes Shyhretën dhe vajzat e saj, publikohet ky moment i bukur

Learta Jakupi është ndër personazhet më të përfolura në vend.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet, përcjell ORAinfo.

Krahas punës në biznesin e saj, Learta tregohet shumë e kujdesshme edhe ndaj fëmijëve të saj.

Ajo ditë me parë ka organizuar festë të madhe me rastin e synetisë së djalit të saj, Matinit.

Ndërsa sot Learta ka treguar se nëna e saj i ka ftuar për drekë Shyhrete Behlulin dhe vajzat e saj.

E gëzuar nga ky veprim i nënës së saj, Learta ka publikuar një moment duke drekuar.

“Mëngjesi me zemrat të nana”, ka qenë përshkrimi që Learta i ka bërë kësaj fotografie. /ORAinfo/

Shiko foton:

Nga Rubrika