Në Vatikan dje u zgjodh Papa i ri, Leoni XIV, dhe vëmendja, ndër të tjera, u përqendrua edhe te të ardhurat e tij, të cilat mund të konsiderohen modeste, duke pasur parasysh pozitën që mban si kreu i Kishës Katolike Romake.
Në fakt, të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro dhe se këto të ardhura janë më shumë simbolike.
Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.