E martë, 10 Qershor, 2025
11.2 C
Pristina

Policia del me raport për vdekjen e dizajnerit Festim Isufi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar rrethanat e vdekjes së stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili dyshohet se ka kryer një akt tragjik brenda banesës së tij.

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, Isufi fillimisht ka therur me thi*kë bashkëshorten e tij, e cila ka mbijetuar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, ai ka goditur veten me mjetin e mprehtë, duke i shkaktuar vdekjen vetes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thi*kë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i Isufit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit vazhdojnë.

Ngjarja ka lënë të tronditur miqtë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e stilistit, i cili për vite me radhë kishte qenë pjesë e skenës së modës në Kosovë.

PROMO

Nga Rubrika