Nga romanca me Don Xhonin te jeta si nënë, ish-partnerja e reperit shfaqet me të birin

Modelja ruse Ariana Lirey, e njohur për publikun shqiptar edhe për historinë e saj të dikurshme me reperin Don Xhoni, është shfaqur së fundmi në një moment të ëmbël pranë të birit.

Në fotografinë e publikuar, Ariana shihet në avion me vogëlushin në krahë, duke përcjellë një moment të qetë nga jeta e saj si nënë.

Ariana u bë nënë për herë të parë në vitin 2025, ndërsa më herët kishte kurorëzuar me martesë lidhjen me partnerin e saj rus.

Modelja kishte qenë disa vite më parë në një lidhje të shumëkomentuar me Don Xhonin.

Pas ndarjes, dyshja konfirmoi se kishte vazhduar jetën veçmas, ndërsa Ariana tashmë duket e fokusuar te familja dhe kapitulli i saj i ri.

Nga Rubrika