Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, çdo lëvizje e tij është lajm.
Fituesi i BBVA4, Gjesti, është nën llupën e vazhdueshme të fansave të tij, të cilët nuk ia lë të ikin asnjë detaj, madje as lista e ndjekësve që ai ka në rrjetet sociale.
Lista e tij e ndjekësve është e përditshme, por një detaj ka rënë në sy të ndjekësve: Ai ka vendosur të ndjekë vetëm një nga banoret e BBVK2, bukuroshen Kader Kicaj, ndërsa nga djemtë ka zgjedhur Blerand Kërrnicën.
Kjo zgjedhje ka krijuar diskutime të shumta mes fansave, me shumë që pyesin nëse kjo ndjekje ka ndonjë kuptim të veçantë. Disa spekulojnë që mes tyre mund të ketë diçka më shumë se sa një thjeshtë miqësi, duke parashikuar mundësi bashkëpunimesh artistike.
Ndërsa Kader është shpallur si një nga personazhet më të dashur të audiencës gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, ndjekja nga Gjesti i jep asaj një tjetër nivel popullariteti.
Marrëdhëniet e ndërtuara brenda shtëpisë së Big Brother-it shpeshherë rezultojnë në projekte të mëvonshme, si këngë apo evenimente të tjera artistike. Disa nga ish-banorët më pas kanë arritur t’i shndërrojnë këto lidhje në mundësi të suksesshme në karrierë. A do të ndodhi kjo edhe me Kader dhe Gjestin? Vetëm koha do ta tregojë.