Një modele e njohur nga Argjentina, Carolina, ka filluar të bëjë jehonë në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së saj të habitshme me yllin e muzikës pop, Dua Lipa.
Videot e saj po shpërndahen me shpejtësi, duke arritur mijëra shikime dhe duke tërhequr vëmendjen e publikut global.
Carolina shpesh ndan video ku performon duke përdorur hitet e Dua Lipës, përfshirë këngën e njohur “Training Season”, duke e bërë atë edhe më të njohur.
Tiparet e saj të fytyrës, flokët e errët dhe veçanërisht pamja e saj nga profili kanë bërë që shumë ndjekës të shprehin habi për ngjashmërinë e saj me këngëtaren shqiptare.



Reagimet në seksionin e komenteve janë të shumta, me përdorues nga e gjithë bota që shprehin mendimet e tyre.
Disa komentues e quajnë Carolina si “motër binjake” të Dua Lipës, ndërsa të tjerë pranojnë se në shikim të parë e kanë ngatërruar me vetë yllin e muzikës.
Kjo ngjashmëri ka bërë që disa të dyshojnë nëse imazhet janë të manipuluara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI).
Megjithatë, Carolina po e shfrytëzon këtë vëmendje për të rritur audiencën e saj në platformat dixhitale, duke parë një rritje të shpejtë të ndjekësve të saj.