Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga Kalaja e qytetit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për media.
“Sot, më 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kalaja e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca”, tha Bytyqi.
Sipas tij, në vendngjarje është konstatuar se bëhej fjalë për M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren.
Ekipi mjekësor ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.
Aktualisht, nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur rënia.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.